Shala me ambasadorin e Kanadasë: Mundësi për investime të huaja në Kosovë

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, priti në takim ambasadorin e Kanadasë jo-rezident në Kosovë, DanielMaksymiuk, që diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe për zhvillimet në vend.

Ministri Shala e njoftoi ambasadorin Maksymiuk për prioritetet që i ka MTI-ja dhe për mundësin që shteti Kanadez të investojë në Kosovë në fushën e minierave dhe mineraleve.

“Është nder dhe kënaqësi t’iu pres në takim, sepse Kosova e konsideron më shumë se shtet mik Kanadanë. Po vazhdojë në përmbushjen e planeve që i ka Qeveria e Kosovës, që janë të parapara për këtë vit, njëkohësisht duke e rritur dinamikën në secilën fushë. Brenda këtij resori i kam identifikuar prioritetet e mia të cilat mendoj tëfokusohem më shumë e që janëmbrojtja e konsumatorit, thithja e investimeve tëhuaja, sepse ministria që drejtoj unëimplementon edhe Ligjin për Investime Strategjike dhe përmirësimi i cilësisë së produkteve të cilat ju ofrohen në treg qytetarëve tanë. Po ashtu fokus kam përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe përkrahjen prodhuesve vendor dhe promovimin e eksportit”, theksoi ministri Shala.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë e investimeve kanadezë në sektorin e minierave, që ambasadori Maksymiuk shprehu gatishmërinë e bizneseve të këtij shteti të investojnë në Kosovë për zhvillimin e ekonomik të Kosovës.

Ministri i Shala kërkoi nga ambasadori që t’i inkurajoi bizneset kanadeze të investojnë në Kosovë duke shprehur gatishmëri për mbështetje të plot, duke treguar përkushtimin e çdo institucioni që të jetë avokat i bizneseve që shprehin vullnet për të investuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme