ShBA-ja ua rekomandon Kosovës e Shqipërisë gazin natyror të lëngshëm

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 07:22 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje Shqipërisë e Kosovës për forma energjie të shëndetshme për mjedisin dhe për këtë rekomandojnë gazin natyror të lëngshëm (GNL) nga SHBA-ja.

Falë një sërë përparimesh novatore, sot Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror. Gazi natyror i lëngshëm (GNL) nga Shtetet e Bashkuara tani po dërgohet në të gjithë botën për të furnizuar me energji shtëpitë, bizneset, automjetet , kamionët dhe autobusët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga Holanda në Itali, GNL-ja po gjen rrugën e tij për në Evropë, megjithëse ende jo në Shqipëri e Kosovë, ku Shtetet e Bashkuara me këto dy vende kanë lidhje të forta miqësie dhe angazhimi.

Në këtë kuadër në Tiranë u mbajt të mërkurën një tryezë mbi hulumtimin e “Potencialit të penetrimit dhe aplikimit të gazit të lëngshëm natyror në Evropën Qendrore dhe Lindore”, ku të pranishëm ishin ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, asistent-sekretari për Hidrokarburet në Departamentin Amerikan të Energjisë, Steven Winberg, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë , Belinda Balluku, drejtues institucionesh, si dhe ekspertë amerikanë në fushën e gazit të lëngshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme