Sindikata e Telekomit sot proteston para Qeverisë

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Telekomit ka njoftuar se do të protestojnë të enjten. Në profilin zyrtar nga sindikata kanë bërë të ditur se do të protestojnë para qeverisë me datë 23 korrik nga ora 13:00. Sipas tyre, disa grupe të errëta dëshirojnë t’i lënë fëmijët e tyre pa bukë.

“Ju njoftojmë se të enjten me dt.23.07.2020 prej orës 13:00, mbahet protestë 24h tek Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Protesta organizohet nga FSP-PTK në mbrojtje të Kompanisë. Do të protestojmë dhe rezistojmë, sepse grupet e errëta dëshirojnë t’i lënë fëmijët tanë pa bukë. Do të protestojmë për t’i treguar këtij shteti se edhe punëtorët e Telekomit janë të Kosovës. Prandaj, bashkohu edhe ti! FSP-PTK “, thuhet në njoftim.

Të ngjashme