Sllovenët blejnë ‘Komercijalna Bankën`, mbyllin degët në Kosovë

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Një institucion i licencuar financiar me bazë në Serbi, por që ka 20 vjet që operon edhe në Kosovë, duke përdorur edhe valutën e dinarit serb, brenda kët viti pritet të mbyllet. Kjo është “Komercijalna Banka” nga Beogradi, e cila ka licencë të vlefshme nga BQK-ja dhe ushtron veprimtarinë e kryen të gjitha funksionet duke respektuar legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Mbyllja e kësaj banke, ndodhë jo se ka ndonjë problem me institucionet e Kosovës, por e njejta është blerë nga një investitor i ri. 

Ky investitor është “NLB Group” nga Sllovenia, që ka blerë aksionet e  “Komercijalna Banka” në Serbi.

Investitori “NLB Group”, ka paralajmëruar se do të mbyllë filialet e kësaj banke në Kosovë, për shkak se i njëjti ka në pronësi bankën “NLB Prishtina”.

Burimet  të RTKlive brenda institucioneve të Kosovës, që merren me rregullimin e sistemit bankar e financiar në vend, konfirmojnë se  “Komercjalna Banka” do të mbyllet së shpejti për shkak se vet “NLB Group” ka paralajmëruar një gjë të tillë.

“Kjo bankë që ka disa pika në lokalitetet ku jetojnë serbët, është me licencë dhe i ka respektuar të gjitha ligjet e Kosovës, por është në vendimin e ‘NLB Groupit’ që t’i mbyll degët e  “Komercijalna Banka” për shkak se ‘NLB Prishtina’ ka degë edhe në lokalitetet ku jetojnë serbët”, shpjegon ky burim për RTKlive.

“Serbët e Kosovës kanë mundësi të kryejnë shërbimet bankare  dhe nuk do të ketë asnjë problem për ta”.

Përveç kësaj, e veçanta tjetër e blerjes së “Komercialjan Bankës” është se me këtë veprim, i jepet fund edhe përdorimit të valutës së dinarit serb, që përdoret nga serbët e Kosovës, për të kryer transkasione financiare.

Kjo për shkak se “NLB Group”, brenda Kosovës, përdorë vetëm valutën e Euros. 

NLB Group: Jemi duke monitoruar situatën, në Kosovë kemi NLB Prishtinën

‘NLB Group”, po monitoron nga afër situatën.  Mojca Strojan, këshilltare për media në këtë kompani, ka konfirmuar për RTKlive, se ende nuk është marrë ndonjë vendim për mbylljen e degëve të “Komercijalna Banka”.

“NLB Komercijalna Banka, e cila nga muaji maj operon si një bankë e vetme e integruar e dy bankave anëtare të ‘Grupit NLB’ në Serbi, i është nënshtruar procesit vjetor të rishikimit të modelit të biznesit dhe rrjetit të degëve, i cili aktualisht është në fazën e analizës”, tha Strojan për RTKlive.

” Dëshirojmë gjithashtu të theksojmë se anëtarja jonë e ‘Grupit NLB’ që është “NLB Prishtina” është banka e dytë më e madhe në Kosovë me 16.7% pjesë të tregut në totalin e aseteve (në Mars 2022). Ajo ka rezultate të jashtëzakonshme dhe kujdesin dhe ofertën më të mirë ndaj klientit në vend, të ofruar përmes një rrjeti degësh të përbërë nga 33 degë dhe kanale të tjera digjitale”, tha Strojan për RTKlive.

Guvernatori Mehmeti: Respektojmë të gjitha vendimet që vijnë nga NLB

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) është institucioni që merret me rregullimin financiar e bankar në vend, i respekton të gjithë vendimet që vijnë nga të gjitha institucionet, qoftë shtetërore apo edhe private.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës,deri më tani është vlerësuar nga të gjitha organizata ndërkombëtare, përfshirë FMN-në BB, KE dhe Departamentin e Shtetin. Për këtë edhe për transparencë jemi vlerësuar”, thotë Mehmeti për RTKlive.

Për mundësinë që NLB do të mbyll degët  e “Komercialna Banka” që janë nëpër Kosovë, Guvernatori Mehmeti thotë së nuk janë të informuar zyrtarisht.

Megjithatë, ai deklaron se respektojnë vendimet që vijnë nga kompanitë për vetë rregullim.

“Sistemi bankar në vend, është njëri nder sektorët që ka zhvilluar shumë ekonominë e Kosovës. Edhe banka ‘NLB Prishtina’, si pjesë e ‘NLB Grupit’ luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës. Kjo bankë ka degë nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, përfshirë edhe komunat ku jeton komuniteti serb”, theksoi ai.

Integrimi i bankave të Grupit NLB në Serbi përfundoi me sukses, NLB Komercijalna Banka

“NLB Banka Beograd” dhe “Komercijalna banka Beograd janë bërë bashkë, në një bankë – “NLB Komercijalna Banka”. Kjo ndodhi më 22 maj 2022.

“Bashkimi teknik i dy bankave, anëtare të Grupit NLB, si dhe transferimi i klientëve u krye pa probleme dhe në përputhje me planin e detajuar dhe përgatitjet e bëra nga ekipet e të dyja bankave në muajt e fundit”, thuhet në njoftimin e NLB Groupit.

Të ngjashme