S’votohet Projektbuxheti për vitin 2020, Komisioni nuk ka kuorum

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 13:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Transfere në mungesë të kuorumit nuk ka votuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i komisionit nga PDK-ja Bedri Hamza, kërkoi që të respektohet rregullorja e punës së Kuvendit. Ai tha se është një afat shumë i shkurtër kohor që të trajtohet një material shumë i gjatë.

“Nëse unë kam problem që në këtë afat të shkurtë kohor me trajtuar këtë  material në një afat të shkurtër kohor, po besoj që kanë problem edhe kolegët e mijë”.

“Presedani është kaluar po kjo shkresë përcjellëse dhe ky procedon i kaluar duhet të jetë në konsideratë. Unë po kërkoj me u respektuar rregullorja  e punës së Kuvendit”.

Hamza mes tjerash tha se Qeveria e kaluar ka pasur rritje të buxhetit. Sipas tij, kjo Qeveri dështimin më të madh do ta ketë në rrafshin ekonomik.

“Unë sot prita që të diskutohet rritja ekonomike. Ne kemi pas një përmbushje të mirë planeve të hyrave. Kjo na ka mundësuar që ne të jemi në gjendje t’i financojmë pa vonë të gjitha organizata ligjore që kanë qenë të parapara me ligjin. Fundin e vitit e kemi mbyllur me një deficit 25 milionë euro”.

“Shpenzimet e paparashikuara nuk kanë qenë më shumë se 8 milionë euro, por edhe këtë vit janë të planifikuara 8.8 milionë euro. Qeveria e kaluar ka pas rritje të buxhetit se ka pas respektim të rregullës së bilancit tregtar dhe e ka rrit 1% apo më pak. Kjo Qeveri dështimin më të madh ka me pas në rrafshin ekonomik”.

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi para anëtarëve të komisionit tregoi intervenimet e planifikuara. Ai tha se  para secilit tre mujor RTK-ja duhet t’i dorëzoje Kuvendit shpenzimet e bëra.

Me tutje ai theksoi se në këtë draft-ligj ka pas rritje të pa justifikueshme të mallrave dhe shërbimeve, raporton EO.

“Ky është një dokument që e kemi përgatitur për një orë  relativisht të shkurtër. Intervenime të tjera në ligj kemi edhe me daljet buxhetore. Intervenimi tjetër në ligj ka të bëjë me RTK-në ku kemi thënë se para secilit tre mujor RTK-ja t’i dërgojë Kuvendit shpenzimet e bëra”.

“Ne kemi intervenuar në tabelat buxhetore duke pamundësuar keq klasifikimet. Ka pasur projekte kapitale në vitin 2020 të bartura nga viti 2019 dhe me kërkesë të auditorit ne i kemi riklasifikuar dhe kanë qenë të mallrave dhe shërbimeve”.

“Ajo qe kemi vërejte në draft ligjin ka qenë një rritje e pa justifikueshme për rritjen e mallrave dhe shërbimeve dhe jemi dakorduar që për çdo organizatë t’i zvogëlojmë shpenzimet për 5%. Kemi pastruar tabelat buxhetore duke i kaluar të gjitha projektet kapitale dhe në buxhet ka projekt që ka të parapara edhe shpenzime”.

Bislimi tha se qeveritë e kaluara kanë lënë shumë raste në arbitrazh me shumë kompani, si pasojë e disa vendimeve.

“Shpenzimet eventuale të paparashikuara qeveritë e kaluara na kanë lënë në shumë raste që ne jemi duke u ballafaquar në arbitrazh mirëpo jemi në arbitrazh me shumë kompani si pasojë e vendimeve nga ana e disa institucioneve”.

Anëtari i komisionit Shkelzen Hajdini, nga LDK-ja tha se  buxheti është mirë i hartuar në përgjithësi mirëpo është vonuar.

“Buxheti është mirë në përgjithësi dhe ne e kemi pranuar buxhetin pak vonë. Ne duhet të kemi një fokus, nuk ka zhvillim dhe përparim nëse ne nuk kemi buxhetim për një synim që e kemi caktuar”.

Deputetja Mimoza Kusari Lila kërkoi që projektet të kenë buxhetim gjinor.

“Ky buxhet ka me reflektuar më shumë se qeveria e kaluar. Është shumë me rëndësi që projektet me pas edhe buxhetimin gjinor. Duhet të dihet se ka shteti edhe fond emergjent dhe të dijet a i ka shpenzuar Qeveria”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme