Të premten BQK diskuton me ndërkombëtarët për çështjen e Kartonit të Gjelbër

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti do të mbaj një takim virtual me presidentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, Alexis Mourre dhe Drejtoreshën e Komisionit të Arbitrazhit për Evropë, Laetitia de Montalivet.

Në këtë takim virtual që do të nis nga ora 10:00, përveç tjerash do të diskutohet për mbështetjen qe ka të bëjë me çështjen e Kartonit të Gjelbër, mundësinë e heqjes së pengesave për transport ndërkombëtar dhe përkrahjen e ekonomisë së Kosovës përmes anëtarësimit të OEK në ICC.

Gjithashtu, do të diskutohet rreth kërkesës dhe mundësisë së nënshkrimit të një memorandumi të mirkuptimit mes palëve për themelimin e departamentit për të dhënat ekonomike që do të funksionoj në kuadër të BQK-së, bazuar në përvojën e transferimit të teknologjisë ‘know-how’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme