Tregti në kohën e Coronavirusit, 100 kg miell shiten për 80 euro në Vushtrri

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se sot kanë ndaluar një tregtar në fshatin Pestovë, i cili në momentin e inspektimit po shiste 100kg miell 80€, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Komuna ka bërë me dije se rritja e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të Coronavirus është vepër penale e dënueshme me ligj.

Sipas komunës, ka furnizime mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë për panik.

“Rritja e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të Coronavirus është vepër penale e dënueshme me ligj. Tregtarët e pandërgjegjshëm po e prishin imazhin e shumicës së bizneseve që me nderë po e kryejnë punën e tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme. Furnizime ka mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik por për kujdes nga të gjithë”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme