Shënon rritje tregtia me pakicë e mallrave të argëtimit për 34.3%

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 14:38 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) përmes një komunikate për media njofton se ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për periudhën tremujore, TM3 2017.

Në bazë të të dhënave të publikuara vërejmë se në tremujorin e tretë të vitit 2017, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, ka pasur rritje te: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje për 16.9%; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara për 2.8%; Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara për 2.3%; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara për 1.6%. Kurse, te tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara nuk ka ndonjë ndryshim.

“Ndërsa, rënie është shënuar te: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (2.7%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (0.8%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (0.5%)”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, krahasuar tremujorin e tretë të vitit 2017 me tremujorin e tretë të vitit 2016, ka pasur rritje: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (34.3%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (22.4%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (22.4%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (17.3%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (11.8%); dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (2.7%).

Kurse, rënie është shënuar te: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara (0.9%); dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (0.6%).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme