Trusti në pritje të ndryshimeve ligjore për tërheqjen e 10 përqindëshit

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Trusti pensional ka njoftuar se është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10% nga kursimet pensionale.

Trusti është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10%-shit.

“Deri më tani Kuvendi nuk e ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale në Kosovë. Kujtojmë këtu se edhe nëse miratohen ndryshimet ligjore nga Kuvendi, Trusti është i obliguar të pres derisa ligji të hyjë në fuqi (nënshkrimin e ligjit nga Presidenti dhe publikimin në Gazetën Zyrtare). Aktualisht Trusti është duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%-shit. Kontribuuesit do të njoftohen me kohë për të gjitha detajet dhe për fillimin e këtij procesi. Trusti ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës ende nuk ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës. Për çka sipas një njoftimi ata thonë se janë në pritje të miratimit për ndryshimet ligjore në Kuvendin e Kosovës, që do t’ua mundësonte kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10%-shit”, thuhet në njoftim të Trustit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme