Ulen çmimet e roamingut në Ballkan: Flisni më shumë, shfletoni më shumë – paguani më pak!

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) është i lumtur të njoftojë se që nga sot, çmimet roaming në të gjithë Ballkanin Perëndimor (BB) kanë rënë në mënyrë drastike. Qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të jenë në gjendje të flasin, të shfletojnë, të dërgojnë SMS shumë më tepër dhe të paguajnë shumë më pak.

Mesatarisht, çmimet për thirrjet dalëse kanë rënë për – 65%, dhe për transferimin e të dhënave – 78%, të cilat në të vërtetë janë reduktime të konsiderueshme, por në disa raste reduktimet shkojnë deri në -99%!
Për shembull, çmimi për thirrjet dalëse në disa raste zbret në 0.08 cent dhe çmimi për transferimin e të dhënave 0.03 cent, në varësi të operatorit.
Shikoni tabelën që krahason çmimet në rajon deri më 30 qershor dhe që nga sot, por vini re se këto janë çmimet maksimale të vendosura nga rregullatorët.

Disa operatorë kanë njoftuar edhe çmime më të ulëta se sa kapat e referuara. Kontrolloni me operatorin tuaj lokal dhe shijoni çmime të ulëta.

Përveç kësaj, një marrëveshje e re me BE-në që lejon çmime më të ulëta të roamingut në mes të Ballkanit Perëndimor dhe BE është në proces.

RCC dëshiron të falënderojë Qeveritë e Ballkanit Perëndimor, Komisionin Evropian dhe stafin e RCC për punën e madhe që është bërë për ta bërë këtë ndryshim një realitet.

“Fol si n’shpi, shfleto më shumë- paguaj më pak!” Video (link to video)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme