Vehapi vizitoi ndërmarrjen “Frigostar”, premton mbështetje për biznese

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 15:16 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka vizituar sot ndërmarrjen për prodhimin e pajisjeve ftohëse dhe klimatizimit “Frigostar”, ku u prit nga drejtori Sinan Ejupi dhe stafi i ndërmarrjes.

Sinan Ejupi, drejtor i “Frigostar”, e ka falënderuar kryetarin Vehapi për vizitën dhe për mbështetjen e tij në lehtësimin e të bërit biznes pasi që gjatë vitit 2017, përmes Asamblesë Komunale i janë bërë disa lehtësime në biznesin që ai drejton  dhe që i është mundësuar që të rrisë numrin e punëtorëve dhe tash ky biznes ka 25 punëtor.

Vehapi ka thënë se biznese të tilla, ndihmojnë edhe në rritjen e punësimit, duke i premtuar pronarit Ejupi se do të jem i gatshëm në çdo kohë për të ndihmuar kompaninë e tij dhe të gjitha bizneset tjera, apo qytetarët që kanë ide dhe vullnet për të ngritur biznese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme