Vehapi inspekton punimet në qytetin e Rahovecit dhe në fshatin Retijë

Rahovec | 07 Qer 2017 | 16:14 | Nga

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka inspektuar punimet të cilat janë duke u realizuar në qytetin e Rahovecit dhe në fshatin Retijë.

Projektet e vizituara nga ana e kryetarit Vehapi, kanë të bëjnë me “Aplikimin e masave të energjisë efiçiente të ndriçimit publik në qytetin e Rahovecit”, punime këto që kanë filluar nga semaforët në rrugën “Selajdin Mullabazi-Mici” dhe kubëzimi i dy rrugëve në fshatin Retijë.

Kryetari Vehapi, u ka thënë banorëve gjatë vizitës së tij se  investime nga buxheti Komunal, do të ketë në vazhdimësi, në çdo pjesë të Komunës së Rahovecit, pasi që kjo është mënyra, më e mirë që t’u kthehet parat e taksapaguesve me përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme