VV-ja fton Hotin të raportojë në Kuvend për “Zajednicën”

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë ftuar kryeministrin Avdullah Hoti në raportim përpara Komisionit për Legjislacion.

Sipas njoftimit të VV-së, Hoti ftohet për “paralajmërimet e tij për zbatimin e marrëveshjes kundërkushtetuese për themelimin e Zajednicës’”.

“Sot, deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, anëtarë të Komisionit për Legjislacion kanë dorëzuar kërkesën për të ftuar në raportim para komisionit Avdullah Hotin lidhur me deklarimet e tij se do të zbatohet marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përkundër se Gjykata Kushtetuese kishte gjetur dhe konstatuar se kjo marrëveshje bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në 23 nene”, thuhet në njoftimin në Facebook.

VV shkruan tutje se ky qëndrim I Hotit është tendencë për ta vënë marrëveshjen për Zajednicën mbi Kushtetutën dhe rendin kushtetues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme