Zëvendësguvernatori Havolli kërkon nga FKGK-ja rritjen e skemës së garantimit të kredive për bizneset

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Sokol Havolli, ka pritur në takim drejtuesit e Fondi Kosovar për Garanci Kreditore. 

Në këtë takim, Havolli ka diskutuar me drejtuesit e FKGK-së mundësitë për zhvillimin e sektorëve të ekonomisë të cilët kanë qasje më të limituar në produkte financiare. 

Nga ana tjetër, drejtuesit e FKGK-së kanë njoftuar për veprimet e marra për të forcuar dritaret e agrobiznesit, si dhe për financimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë, instrumente këto që do mundësojnë rritjen dhe zhvillimin më të shpejtë të bizneseve të këtyre kategorive.

Të ngjashme