Zymer Zekaj emërohet kryeshef ekzekutiv i Infrakosit

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Zymer Zekaj është kryeshefi ekzekutiv i ri i emëruar nga bordi i përkohshëm.

Ai e emërua në mbledhjen e fundit të këtij bordi, njofton Klan Kosova.

Zekaj po zëvendëson Hysen Nikçin, i cili u shkarkua dje nga ky bord me arsyetimin se procesi i përzgjedhjes së tij nuk ishte zbatuar konform dispozitave ligjore.

Ky i fundit e ka quajtur të padrejtë dhe politik vendimin për shkarkimin e tij.

Të ngjashme