Zyra e Kryeministrit merr vendim në mbështetje të investitorëve dhe sektorit financiar

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Me vendim të kabinetit qeveritar është mbështetur e drejta e investitorëve që të ushtrojnë të drejtat e tyre ligjore mbi pronat e privatizuara per 99 vite.

Shoqata e Bankave të Kosovës, e cila kishte parashtruar këtë kërkesë pranë zyrës së Kryeministrit, ka falenderuar Kryeministrin Haradinaj dhe kabinetin e tij për mbrojtjen e të drejtave të investitorëve dhe mbështetjen e zhvillimit të sektorit financiar në Kosovë.

Drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës Petrit Balija, theksoi se është pikërisht kjo qasje me mbështetje konkrete nga Qeveria ajo çka i duhet komunitetit të biznesit të Kosovës për të rritur investimet të sektorit privat që ndikon direkt në rritje të punësimit. Ai shprehi mirënjohjen për këtë vendim, I cili mundëson investitorëve vendor dhe jashtëm të posedojnë lirshëm me asetet e tyre në mënyrë që të i funksionalizojnë ato.

Vendimi pritet të ketë ndikim pozitiv në shumë sektor të ekonomisë përfshirë sektorin e ndërtimit, sektorin e bujqësisë, sektorin financiar, sektorin e prodhimit, etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme