Zyrtarë të MEA-s arsyetojnë dhënien e lejes për “Kelkos Energy”, deputetët kërkojnë sqarime

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 12:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Departamentit të Mjedisit dhe Ujërave, Muhamet Malësiu, dhe Gani Berisha, drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, kanë raportuar në Komisionin hetimor për procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyl ka pas kritikat ndaj përfaqësuesve të ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. Ai ju ka thënë se ministria ka lëshuar leje për shfrytëzim dhe jo për prodhim.

“Në ligjon e ujërave është që ujërat janë pasuri në interes kombëtar, ju e dini që edhe në letër që na keni dorëzuar përdorimi i ujërave me qëllim të energjisë elektrike jepet leje, pse institucioni juaj nuk ka respektuar nenin për dhënien e koncesionit për shfrytëzim dhe jo për prodhim. Diskutime publike s’keni pasur deri më 2016”.

Gani Berisha, drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga ministria e Ekonomisë dhe Ambientit e ka mohuar që me ndërtimin e hidrocentraleve dëmtohet mjedisi.

Sa i përket dëmtimit të ujërave, Berisha ka thënë se çdo zhvillim që bëhet ka dëmtim e degradim të mjedisit.

“Shfrytëzimi i resursit ujor është interes i gjitha palëve të shoqërisë, dhe përveç që do të përfitojnë energji të ripërtritshme do të ketë edhe përfitime të biznesit dhe përmes taksave të fitojë buxheti i shtetit”.

“Çdo zhvillim që bëhet ka dëmtim dhe degradim të mjedisit. Konsensioni i adresohet një ligji të veçantë dhe nuk varet vetëm nga një ministri. Në atë kur janë lëshuar pjesa më e madhe e hidrocentraleve nuk ka ekzistuar ky udhëzim administrativ”.

Berisha, ka thënë se publiku nuk mund të jetë vendimmarrje.

“Publiku nuk ka mundësi të jetë vendimmarrëse por gjatë kohës kur janë pëshuar 2012/16 nuk mbaj mend që ka qenë e regjistrime ndonjë kërkesë. Lejet e fundit që do të  lëshohen, minimumi ekologjik ka me ëenë i respektueshëm”.

Kryesuesja e komisionit, Eliza Hoxha ka pyetur se a ka pasur takime me shoqërinë civile apo me komunitetin më Deçan.

“Duhet të sigurohet pjesëmarrja e publikut në çfarëdo lloj projekti dhe këtu përfshihen edhe hidrocentralet, dhe sot kisha pas dëshirë të dijë se a ka pas takim me komunitetin në Deçan, apo shoqërisë civild dhe nëse po a janë marr parasysh kërkesat e tyre”.

Drejtori i Departamentit të Mjedisit dhe Ujërave, Muhamet Malësiu, ka sqaruar se projektet e “Kelkosit” janë pjesë e shtojcës së dytë dhe nuk është obligative që të shqyrtohen përnjëherë, raporton EO.

 “Projektet e ‘KelKosit’ janë pjesë e shtojcës së dytë dhe nuk janë obligative të shqyrtohen përnjëherë. Në shtojcën një janë projekte që e kanë për detyrë me pas një raport”.

“Çdo plan zhvillimor që është bërë e kanë obligim me pa vlerësimin për strategjik mjedisorë”.

Ndërsa deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka pyetur se uji a është resurs natyror në pronësi publike, raporton EO.

“Ligji mbi ujëra është i qartë se në cilat raste duhet të shkohet përmes procedura që koncesion. Uji a është resurset natyror në pronësi publike?”.

Të ngjashme