Ekonomia e Kinës vazhdon rimëkëmbjen nga pandemia e sëmundjes COVID-19, tregojnë shifrat e Byrosë Kombëtare të Statistikave.
Sipas tyre, ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit për 4.9% midis korrikut dhe shtatorit, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Megjithatë, shifra është më e ulët se 5.2%, që pritej nga ekonomistët.
Në tre muajt e parë të këtij viti, ekonomia e Kinës u tkurr për 6.8%, për shkak të mbylljes së fabrikave, si pasojë e pandemisë.
Kjo ishte hera e parë që tkurrej qëkur filloi regjistrimi i shifrave tremujore në vitin 1992.
Zëdhënësja e Byrosë Kombëtare të Statistikave, Liu Aihua, paralajmëroi se rritja mbetet ende e ngadalshme.
“Ekonomia është ende në proces të rimëkëmbjes. Disa ose shumica e treguesve nuk janë kthyer në nivelin normal të rritjes”, tha ajo.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar rritje të ekonomisë së Kinës për 1.9% në vitin 2020 – shifër kjo e përfaërt me parashikimin e Bankës Qendrore të Kinës prej 2%.