Ekonomia shqiptare rritet 4.45% në tre muajt e parë

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 13:07 | Nga

Muajt e parë të vitit kanë qenë të mbarë për ekonominë e Shqipërisë në tërësi. Rritja e eksporteve, konsumit dhe prodhimit, janë shoqëruar me një rritje prej 4.45% të ekonomisë në tre muajt e parë të vitit, krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, kjo rritje është më e lartë se ajo e një viti më parë.

Të dhënat tregojnë megjithatë, se rritja ka ardhur kryesisht nga prodhimi i mbarë i energjisë elektrike dhe eksporti i saj. Prurjet e kënaqshme për shkak të reshjeve të shumta, kanë shtuar prodhimin e energjisë.

Sipas INSTAT, prodhimi i energjisë elektrike u rrit mbi 66% në tre muajt e parë, duke dhënë kontributin kryesor në rritjen totale të ekonomisë.

Në një ecuri më të mirë, ndikuan gjithashtu, çmimet relativisht më të larta në tregun ndërkombëtar të lëndëve të para, naftë, minerale.

Mbi 20% e rritjes erdhi nga grupi, tregti, akomodim, transport.

Ndërkohë, sektori i ndërtimit nuk është në një pozicion më të mirë se vitin e kaluar.

Ndërtimi, sipas INSTAT kontribuoi vetëm me 0.17 pikë përqindje në rritjen totale të ekonomisë.

Parashikimet zyrtare për rritjen këtë vit, janë në gati 4%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme