Ekrem Hyseni: Mobilizimi për fitore në çdo lagje e fshat të llapit dhe gollakut

Prishtinë | 06 Shk 2025 | 22:32 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Ekrem Hyseni, ka theksuar mobilizimin masiv për fitore në çdo lagje dhe fshat të Llapit dhe Gollakut.

Ai u shpreh se fryma e fitores është ndjerë kudo, nga Lagjja “Qëndresa” deri tek familja Berisha në Buricë. Hyseni theksoi se tubimet masive dhe mbështetja e pakushtëzuar e qytetarëve janë forcë e ndryshimit që do të sjellë LDK-ja.

Ai ftoi qytetarët që të përkrahin ndryshimin më 9 shkurt, për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Të ngjashme