Ekskursionet e maturantëve të Ferizajt shtyhen për në pranverë

Ferizaj | 13 Sht 2018 | 19:35 | Nga

Në një mbledhje të mbajtur nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani me drejtorët e shkollave të mesme të Ferizajt ka njoftuar se ekskursionet e maturantëve janë shtyrë për në pranverë.

Drejtori Llabjani ka njoftuar drejtorët e shkollave të mesme se ky vendim ka ardhur pas kërkesave të shumta të prindërve dhe Këshillit të prindërve të shkollave të Ferizajt, për shkurtimin apo ridefinimin e këtyre ekskursioneve.

“Pas kërkesave të shumta nga prindërit dhe Këshillit të prindërve në takimet që kemi pasur është kërkuar që organizimi i ekskursioneve në Shqipëri, i cili deri më tani ka zgjatur rreth 6 ditë, të rishikohet dhe të shihet mundësi që të shkurtohet apo të ketë një formë tjetër të organizimit”.

“Ka pasur ankesa se ekskursioni ka filluar ta humbë karakterin për çka është dedikuar dhe ne si Qeveri Komunale së bashku me kryetarin Aliu kemi marrë vendim që ekskursionet mos të organizohen në shtator apo tetor por një organizim i tyre të bëhet në pranverë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme