Komuna e Drenasit, përmes një komunikate për media ka sqaruar nxënësit, prindërit dhe gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit se ekskursionet organizohen dhe merren vendime nga Këshilli drejtues i shkollës, pas pëlqimit të marrë nga këshilli i prindërve, jo nga Komuna.
Për shkak se disa persona, kanë politizuar edhe më ekskursionet e nxënësve, duke hedhur fajin kështu ndaj Komunës, përkatësisht kryetarit të Komunës se kinse ky i fundit paska ndaluar ekskursionet e nxënësve të shkollave të mesme, kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi që organizime të tilla janë të rregulluara me Udhëzim Administrativ të Ministrisë së Arsimit Nr 02/2016 për aktivitetet jashtëshkollore.
Përkatësisht Neni 11 pika 1 decitivisht organizimin e ekskursionit e merr Këshilli drejtues i shkollës, pasi të këtë marrë pëlqimin e këshillit të prindërve dhe këshillit të nxënësve. Ky Udhëzim rregullon decitivisht gjithë organizimin e ekskursioneve të nxënësve dhe Komuna asnjëherë nuk ka ndërhyrë në autonominë e shkollave.