Ekonomia Online
FUNDIT

Ekspedita franceze zbulon granatë dore në Parkun Arkeologjik të Apolonisë

Ekspedita franceze zbulon granatë dore në Parkun Arkeologjik të Apolonisë

Një granate dore është zbuluar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Zbulimi është bërë nga një ekspeditë arkeologjike franceze. Kjo e fundit gjatë punës , në këtë park, ka konstatuar një granatë dore të vjetër, me detonator të aktivizuar. Pas marrjes së njoftimit nga ana e policisë vendore, janë kryer veprimet përkatëse në terren. Në vendngjarje […]

Një granate dore është zbuluar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë.

Zbulimi është bërë nga një ekspeditë arkeologjike franceze.

Kjo e fundit gjatë punës , në këtë park, ka konstatuar një granatë dore të vjetër, me detonator të aktivizuar. Pas marrjes së njoftimit nga ana e policisë vendore, janë kryer veprimet përkatëse në terren.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë lokalizuar vendin e ngjarjes. specialist të armatimit, strukturë e kësaj policie, janë duke punuar në terren.

Sipas policisë po punohet që heqja dhe çaktivizimi i kësaj granate të bëhet nga këta specialist.

Të ngjashme