Ekspertët e Universitetit Duke dhanë këshilla se si të përgatiten amerikanët për mundësinë e përballjes me një stuhie uragane gjatë pandemisë globale të quajtur COVID-19.
Mjeku Cameron Wolfe, profesor i asociuar i mjekësisë në Divizionin e Sëmundjeve Infektive dhe një specialist i sëmundjes infektive në “Duke Health”, tha se kur bëhet fjalë rreth përgatitjes për stuhitë, komunitetet duhet të “mendojnë për mënyrat e përfshirjes së kujdesit dhe planifikimit specifik në kohë të coronavirusit”, raporton CNN.
Kjo përfshinë të menduarit për gjëra të tilla, si pajisjet personale mbrojtëse, aftësitë e testimit si dhe strehimoret gjatë stuhisë.
Një gjë që me lehtësi mund të anashkalohet është shëndeti mendor dhe ndikimi emocional i të jetuarit në një vend të prirur nga uraganet, sipas Lisa Campbell, profesoreshë e çështjeve detare dhe politikës në Shkollën e Mjedisit të Nicholasit
Ajo tha se vendet e tilla, si shkollat dhe punëdhënësit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj niveleve të stresit të njerëzve për shkak të goditjeve të dyfishta që mund t’iu vijnë – pandemia dhe uragani.
Mjeku Andrew Godfrey, një specialist i medicinës urgjente në Duke Health dhe një instruktor mjekësor në Departamentin e Kirurgjisë në Shkollën e Shëndetit të Universitetit Duka, tha se njerëzit duhet të kenë mjaftueshëm kohë për të bërë plane rreth uraganeve dhe stuhive.
“Cili do të jetë plani i tyre nëse do të urdhërohen të evakuohen ose nëse do të duhej të largohen dhe të përpiqen të planifikonin sa më shumë të jetë e mundur, duke pasur parasysh kufizimet që i sjellë COVID-19”, tha ai.