Ekspertët gjermanë kontrollojnë se sa të sigurta janë patent shoferët nga Shqipëria

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Pas marrëveshjes verbale mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel për të nisur punën për njohjen e patent shoferëve shqiptare në Gjermani, në Tiranë mbërritën menjëherë ekspertët gjermanë që kontrolluan të gjithë procesin e dhënies së patentave, provimet dhe gjithë sistemin e kontrollit.

Drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor, ishte pjesë e këtij kontrolli nga ana e Guido Zielke, drejtor i përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit dhe Renate Bartelt-Lehrfeld, drejtoreshë e Ligjit të Trafikut Rrugor në Ministrinë Federale të Transportit.

Vendosja e një sistemi kontrolli elektronik, rritja e cilësisë së printimeve por edhe mënyra e kontrollit të provimit për marrjen e patentës u vlerësuan nga ana e palës gjermane. Ndërkohë që këtë marrëveshje duhet që të nisin ta miratojnë parlamentet e të gjitha landeve gjermane, dhe kjo është një periudhë e gjatë kohe por që ka nisur tashmë të marrë rrugën e zgjidhjes. Pas përfundimit, shtetasit nga Shqipëria mund të lëvizin në Gjermani me lejen e drejtimit që marrin në Shqipëri. /TCH/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme