Për të fituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, Kosova duhet ta përmbyllë me marrëveshje dialogun me Serbinë.
Këtë të mërkurën e tha i dërguari i posaçëm i unionit, Miroslav Lajçak.
Por zotimi i ri i evropianëve, po konsiderohet si vështirë i besueshëm për kosovarët. Kjo meqë për liberalizimin e vizave ishte kërkuar ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, por as kur ajo u bë vizat nuk u hoqën, njofton Klan Kosova.
Kjo sipas njohësve të integrimeve evropiane, nuk është hera e parë që Bashkimi Evropian përdorë një metodë të tillë ‘motivimi’, për qeveritë prej të cilave pret përfundimin e një çështjeje.
Detajet në kronikën më të zgjeruar.