Ekspertët me kritika, s’presin rezultate nga Fondi Sovran – Qeveria e vlerësona mekanizëm për zhvillimin e vendit

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 15:53 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka diskutuar për Projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online. Në këtë dëgjim publik organizata si dhe institucionet dhanë vërejtjet e tyre.

Getoar Mjekun, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, tha se Fondi Sovran nuk është mekanizëm financues për Qeverinë e Kosovës, por sipas tij, Fondi është mekanizëm financues për zhvillimin e vendit.

“Kemi një rend ekonomik të mbështetur në tregtinë e lirë të tregut dhe nuk ka asnjë dispozita të këtij ligji që bie në ndesh me atë parim. Qëllimi i Fondit Sovran është thjeshtë që të sjell një mendësi të re në qeverisje e ndërmarrjeve publike në menaxhimin e asketeve e pasurive të rëndësishëm shtetërore edhe ta kemi një mekanizëm profesionist të pa politizuar që ndodh në zhvillimin e vendit. Fondi Sovran nuk është mekanizëm financues për qeverinë e Kosovës, Fondi Sovran është mekanizëm financues për zhvillimin e vendit. Ka rregulla shumë të qarat të cilat duhet t’i keni parasysh”, tha ai.

Arian Zeka, drejtori i Odws Ekonomike Amerikane (OEK) tha se shqetësimi i tyre është sa i përket financimit të këtij Fondi, duke shtuar se Kosova ka burime të kufizuara financiare.

“Do t’i përmend disa prej shqetësimeve tona, që lidhen kryesisht me mënyrën se si do të financohet Fondi Sovran. Kosova ka burime të kufizuara financiare. Në një burimet e kufizuar financiare, në dy mungesa e ekspertizës financiare janë një dëshmitar që një numër i madh i agjencive të pavarura të vendit sot e kësaj dite vazhdojnë që të kenë ushtrues detyre dhe të mos plotësohen me pozita. Kemi shqetësimin që një gjë e tillë mund ta karakterizojw edhe Fondin”, tha ai.

Natyra Kasumi nga Zyra Kombëtare e Auditimit, tha se si Zyrë kanë dhënë rekomandimet për këtë Projektligj, që sipas saj, kanë kërkuar ndryshime të dy neneve.

“Nga shqyrtimi jonë kemi vërejtur se dispozita e këtij projektligji rregullojnë edhe çështjen e llogaridhënies së fondit dhe ndërmarrjeve. Duke përcaktuar që pasqyrat financiare të ndërmarrjeve do të auditohen nga ZKA. Vlerësoj që duhet bërë ndryshim i dy neneve në këtë projektligj, neni 42 që është përzgjedhja e bordit mbikëqyrës dhe neni 57 që është auditimi”, tha ajo.

Mazllum Barajliu, nga Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë së Kosovës, dha 38 sugjerime në lidhje me këtë Projektligj, raporton EO.

Sipas tij, menaxhimi i këtij Fondi nga Qeveria është kundërshtues në parimet kryesore të Kushtetutës dhe parimet e tregut të lirë.

“Nga ajo që kemi parë në koncept dokument ka shumë çka që do të duhej përmirësuar në këtë ligj. Dhe kështu si është as mish as asht. Sepse fillimisht më lejoni të shtoj se karakteri i këtij Fondi Sovran si shoqëri aksionare me menaxhimin nga qeveria, është i pa përputhshëm dhe është kundërshtues në parimet kryesore të Kushtetutës sonë dhe parimet e tregut të lirë”, tha ai.

Të ngjashme