Murati: S’ka kushte shtesë për të përfituar nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 12:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Këshilli i Bashkimit Evropian s’i ka vendosur kushte shtesë Kosovës për të përfituar nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Murati ka thënë “secila reformë ka koston e vetë dhe se për këtë çdo vit dorëzohet raporti nga Kosova”.

“Sa i përket planit të rritjes, janë diku mbi 130 reforma. Mënyra se si është strukturuar është që mbi 900 milionë euro të shkojnë për financim të mjeteve dhe pjesa tjetër si mbështetje buxhetore. A ka kushtëzime, kritere të planit të rritjes janë bazuar në reforma. Secila reforme ka koston e vete, Kosova dorëzon raportin çdo vit dhe nuk ka kushtëzime të tilla”, ka thënë ai.

Të ngjashme