Shtyhet afati për aplikim për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për konsumatorët familjarë dhe NMVM-të

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Është shtyrë afati për aplikim për dy thirrjet publike për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum për konsumatorët familjarë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMVM), që realizohet me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë.   

Afati për aplikim për dy thirrjet vazhdohet deri më 30 shtator 2024 për fazën 1, ndërsa për fazën 2 deri më 30 nëntor 2024.

Në thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin e sistemeve të energjisë së ripërtërishme – Sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum, subvencionimi do të jetë 250 €/kWp, deri në 1,750.00 €.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/485

Më shumë info: https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/02/Thirrje-publike-Per-mbeshtetjen-e-konsumatoreve-familjare-ne-investimi…-1.pdf

Në thirrjen për mbështetjen e NMVM-ve në investimin e sistemeve të energjisë së ripërtërishme – Sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum, vlera e subvencionit për kapacitetet instaluese 3-9 kWp, do të jetë 250 €/kWp, deri në 2,000.00 €.

Për kapacitetet instaluese 10 kWp ose më shumë do të jetë 200 €/kWp, deri në 6,000.00 €.

Për bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetë e një përqind (51%) do të subvencionohen 200 € shtesë.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/484

Më shumë info: https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/02/NMVM-THIRRJE-PUBLIKE-Instalimi-i-sistemit-Fotovoltaik-09.02.2024-1.pdf

Ministria e Ekonomisë i inkurajon të gjithë të interesuarit që ta shfrytëzojnë mundësinë e përfitimit nga ky subvencionim.

Të ngjashme