Eksperti amerikan i shëndetësisë paralajmëron: Deri në shtator edhe 100 mijë amerikanë do të humbin jetën nga Coronavirusi

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Ekspertët kanë parashikuar se 100 mijë amerikanë tjerë do të vdesin nga coronavirusi deri në shtator të këtij viti, duke u dyfishuar numri i viktimave të pandemisë së COVID-19.

Dr. Ashish Jha, drejtor i Institutit Global të Shëndetësisë në Harvard, ka vlerësuar se do të ndodhin edhe 100 mijë vdekje tjera nga COVID-19 gjatë tre muajve të ardhshëm.

“Tani, mendoj se amerikanët nuk janë të gatshëm t’i rikthehen izolimit, dhe i kuptoj plotësisht për këtë. E kuptoj që njerëzit duan të jetojnë paralel me virusin. Kjo do të thotë se nga 80 deri në 100 mijë amerikanë do të vdesin deri në shtator”, ka deklaruar Jha për CNN.

“Do të kemi 100 mijë vdekje tjera deri në shtator. Është një çmim katastrofik… duhet të mundohemi të gjejmë një mënyrë se si të ketë sa më pak viktima”, ka shtuar ai.

Parashikimi i Jha tejkalon ato të mëparshme të ekspertëve të shëndetësisë që kishin parashikuar se 60 mijë qytetarë amerikanë do të humbin jetën deri, duke u bërë kështu që deri më 1 tetor të arrij në 170 mijë. 

Të ngjashme