Eksperti i Arsimit e quan ministrin Murati të papjekur, nuk mund t’u ndalen pagat mësimdhënësve

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i arsimit, Jonuz Salihaj thotë se ministri i Financave, Hekuran Murati është treguar i papjekur me deklaratat që i ka dhënë për mësimdhënësit “për t’i dënuar ata që nuk e mbajnë mësimin”.

Salihaj, i cili ka qenë ministër i Drejtësisë dhe drejtor i Arsimit në Prishtinë, thotë se Murati e humb në çdo instancë gjyqësore nëse ua ndal pagat mësimdhënësve për shkak të grevës.

“Ai e humb këtë kontekst ligjor, këto gjana janë me ligj, është një ligj në fuqi. Pse ka ardhë Vetëvendosje në pushtet nuk do të thotë me i burgu të gjitha ligjet dhe me i ba qysh don Vetëvendosje. Jo ashtu s’ka me qenë”.

“Është Ligji për grevat, ligji për organizim sindikal dhe ai çdo intancë gjyqësore e humb në këtë rast dhe njerëzve s’mundet të ju ndal pagat sepse e drejta e grevës është e garantuar”, tha ai në “Ditari” në Tëvë 1.

Sipas tij, kjo është mendësia e nënçmimit të një armate të tërë të njerëzve.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është bërë ekzekutimi i pagave pjesërisht. Ai ka kërkuar që mësimdhënësit të dalin në punë nesër, ndërsa ka përsëritur se shteti nuk është i obliguar të paguaj punëtorët për ditët sa janë në grevë.

Të ngjashme