Eksperti i KB: Sulmi amerikan ndaj gjeneralit iranian ishte i paligjshëm

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Sulmi amerikan që vrau gjeneralin e lartë iranian Qasem Soleimani ka shkelur ligjin ndërkombëtar, thotë një ekspert i Kombeve të Bashkuara.

Soleimani vdiq së bashku me nëntë persona të tjerë në një sulm me dron pranë aeroportit të Bagdadit në Irak në janar të këtij viti, njofton Klan Kosova.

Një raport i raportuesit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për vrasjet jashtë-gjyqësore, Agnes Callamard, thotë se SHBA nuk kishin siguruar prova të mjaftueshme për një kërcënim nga ai për të justifikuar sulmin.

Departamenti amerikan i shtetit e akuzoi atë për “kalimin e terroristëve”.

Javën e kaluar, Irani lëshoi urdhër-arreste për Presidentin e SHBA Donald Trump dhe 35 të tjerë me akuzën e vrasjes dhe terrorizmit në lidhje me vrasjen e Soleimanit.

Të ngjashme