Eksperti i njohur për Coronavirusin s’e beson që Amerika kthehet në bllokim

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Eksperti më i njohur amerikan për Coronavirusin Dr. Anthony Fauci s’e beson që vendi do të kthehet në bllokim, pavarësisht se shkalla e infeksionit mbetet e lartë.

“Nuk mendoj se do të flasim për t’u kthyer sërish në bllokim. Mendoj se do të flasim për përpjekjen për të kontrolluar më mirë ato zona në vend që duket se kanë një vale të madhe të rasteve”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve AFP.

Ndërsa ish-epiqendra amerikane New Yorku duket se tashmë e ka nën kontroll shpërthimin, shkalla e infeksionit ende po rritet në shtetet e tjera.

Dr. Fauci tha që duhet të ketë një qasje të lokalizuar për rihapjen e vendit, ashtu që zonat ku nuk ka raste të reja të mund të rihapin shkollat, ndërsa pjesët e tjera të vendit duhet të presin.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë gjithashtu tha se ishte optimist se së shpejti do të ketë një vaksinë, duke përshkruar rezultatet e hershme të provave për krijimin e saj si “inkurajuese”.

Të ngjashme