Eksperti i OBSh: Evropa dhe ShBA-ja mund të goditen nga 4 valë të Coronavirusit

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Amerika dhe Evropa janë të ekspozuara ndaj rrezikut të mundshëm të goditjes nga 4 valë të Conoravirusit, nëse lejohet “pushtimi” i Afrikës nga pandemia, kështu paralajmëroi një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Drejtuesi i Qendrës për të Drejtat e Njeriut dhe Shëndetit Publik pranë Organizatës Botërore të Shëndetit, Profesori Lawrence Gostin paralajmëroi se nëse gjendja pandemike e Covid-19 del “jashtë kontrollit” në vendet e Afrikës, atëherë Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të goditen nga disa valë infektimi nga Cornavirusi, që mund të shkojnë dhe 4 herë.

Në një interviste për mediat britanike, Profesori Gostin u shpreh se: “Covid-19 është duke udhëtuar si një ortek drejt vendeve afrikane.

‘Madje edhe nëse vendet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropës të cilët mund të arrijnë ta mbajnë epideminë Covid-19 nën kontroll, nëse do të ketë shpërthime në vendet të tjera të botës, duke qenë se jetojmë në një shoqëri në të cilën të gjithë jemi të ndërlidhur, virusi ka për t’u rikthyer si në Evropë edhe në Amerikë”, shtoi Gostin.

“Sipas parashikimeve nëse Coronavirusi do të dal jashtë kontrollit në këto vende me të ardhura të ulëta, ne do të jemi dëshmitar të një vale të dytë, të tretë dhe ndoshta dhe një vale të katërt virusi në Amerikë dhe Europë, shkruan a2news. Pra, siguria jonë është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me hallkën më të dobët të këtij zinxhiri global”, deklaroi ai.

Profesori komentoi se vendimi i Donald Trump për të ngrirë fondet ndaj OBSh, parashikohet të jetë një lëvizje e cila mund të ketë një ndikim global shkatërrues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme