Ish-këshilltari i lartë i DASH-it dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, David Philips në një intervistë për RTV Dukagjinin ka thënë se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po zvarritet dhe sipas tij ka ardhur koha që shtetet e perëndimit t’i japin ultimatum Serbisë për finalizimin e marrëveshjes më Kosovën.
David Philips thotë se dialogut i mungon qartësia.
“Duhet të kemi një agjendë të qartë për dialogun. Qartësia ka munguar në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. A po negociojnë palët për njohje të ndërsjellë? A po flasin për aranzhime tjera si pjesë e një strategjie për zbutje të konfliktit? Pikëpamja ime personale është se dialogu duhet të përqendrohet te njohja e Kosovës nga Serbia si vend sovran brenda kufijve aktual. Kjo është mënyra e vetme për një marrëveshje të qëndrueshme dhe paqësore”, deklaroi Philips përcjell Telegrafi.
Philips mendon se Perëndimi duhet t’i jep ultimatum Serbisë, ose të pranojë marrëveshjen ose ta lejë fare.
“Duhet të formulohen kushtet për një marrëveshje përfundimtare dhe ato t’i paraqiten zotit Vuçiq dhe palës serbe. Perëndimi duhet t’i ofrojë një marrëveshje Serbisë dhe kjo të jetë si një punë e kryer: merre ose leje këtë marrëveshje. Ky proces është duke zgjatur shumë. Palët duhet të përqendrohen për një marrëveshje përfundimtare që do të jetë e detyrueshme. Nuk është e vështirë të parashikosh çfarë do të sheh marrëveshja, natyrisht se është e vështirë të mendosh se Kisha Ortodokse serbe të pranojë Pavarësinë e Kosovës por nuk ka zgjedhje tjetër. Ndryshe Serbia do të duhej të përjashtohej nga integrimi në institucionet euro-atlantike dhe do të mbetej një shtet problematik. Është koha që të lëvizet para dhe të ketë njohje të ndërsjellë që të lëvizet përpara. Marrëveshja vërtet do të arrihej nëse SHBA dhe BE do të punonin ngushtë së bashku”.
Philips thotë se marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington nuk solli asgjë.
“Marrëveshja e 4 shtatorit ishte thjesht një deklaratë politike të nënshkruara nga ekipet e Avdullah Hotit dhe Vuqiçit. Nënshkrimet e tyre nuk u shfaqën në të njëjtën letër. Historike mund të konsiderohet vetëm vendimi që Izraeli ta njeh Kosovën