Eksponenti i VV-së sulmon njësitet speciale që protestuan para Qeverisë, i quan “të manipuluar nga nëntoka politike”

Prishtinë | 01 Nën 2023 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-zyrtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, i cili tani vazhdon përkrahjen për pushtetin në cilësinë e “analistit”, ka sulmuar njësitet më elitare speciale policore, të cilat sot protestuan par Qeverisë së Kosovës.

Në një reagim në Facebook, Ramabaja ka konstatuar se pjesëtarët e NjSI-së janë “të manipuluar nga nëntoka e politikës”.

“Manipulimi i nëntokës politike me dy segmente të veçanta të shoqërisë sonë: me minatorët dhe me pjesëtarët e njësisë speciale FIT, kalon kufijtë e çoroditjes politike dhe shkon drejt absurdit e ksenofobisë” ka shkruar Ramabaja.

Të ngjashme