Ekspozita për Çamërinë hapet në Prishtinë me dokumente dhe fotografi historike

Prishtinë | 24 Qer 2026 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Shoqata “Çamëria” ka hapur ekspozitën me fotografi, dokumente dhe material historik për tragjedinë ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Përmes, kësaj ekspozite u paraqiten vuajtjet e shqiptarëve në Çamëri.

Sekretari i Shoqatës “Çamëria”, Isuf Kuçi, në hapje të ekspozitës, shpalosi historikun e Çamërisë.

“Gjatë këtyre 10 viteve për veprimtari “Shoqata Çamëria” në Kosovë ka zhvilluar një angazhim të pandërprerë në mbrojtjen e çështjes çame duke organizuar për çdo vit javën Çame. Një manifestim kombëtar kushtuar historisë, kulturës shqiptare, shqiptare të Çamërisë.  Po ashtu, shoqata ka mbajtur zhvillimin, zhvillimet, mbledhje, takime të përbashkëta me Shoqatën Patriotike “Çamëria” Tiranë, duke bashkuar aktivitetet dhe veprimet në shërbim të kauzës kombëtare çame”, ka thënë ai.

“Përgjatë kësaj periudhe, “Shoqata Çamëria”,  ka zhvilluar një punë të palodhshme në sensibilizimin e opinionit publik, të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Përfaqësuesit e saj kanë kontaktuar në nivele të larta të institucioneve shtetërore të Kosovës, Shqipërisë, organizatave ndërkombëtare duke ngritur zërin për njohjen e gjenocidit grek ndaj popullatës shqiptare të Çamërisë. Për të drejtat e mohuara të shqiptarëve çamë dhe për vendosjen e drejtësisë historike, përmes takimeve, memorandumeve, konferencave dhe aktiviteteve të shumta publike, shoqata ka punuar pa ndalur për të mbajtur gjallë kauzën çame dhe për të forcuar ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar mbi padrejtësitë e bëra ndaj popullatës çame”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i shoqatës, Nexhmi Muçiçi, tha se po kontribuojnë për të mos harruar çështjen e Çamërisë.

“Çamëria është lule që ka nevojë të ujitet për çdo ditë. Jo që po bëjmë një punë të madhe, por besoj dhe jam i bindur që po i kontribuojmë mos harrimit, po i kontribuojmë gjeneratave të reja që mos të harrojnë. Pra, 82 vite jo rastësisht Greqia mundohet ta zgjasë këtë çështje që shqiptarët të harrojnë. Por, zotërinj të nderuar, jo, shqiptarët nuk do të harrojnë, do të punojnë me gjenerata brez pas brezi. Dhe nëse ju mendoni që nga dy arterie kryesore të kombit shqiptar, Kosova dhe Çamëria, që njërën e rikuperuam, pra e rregulluam deri diku Kosovën, arteria tjetër e Çamërisë që po na kullon gjak tash e 82 vite, ne do ta ngjallim, do t’i japim oksigjen asaj treve dhe do ta bëjmë ashtu siç e mendojmë”, tha ai.

E, ambasadori i paqes, Arton Hoti, tha se kjo ekspozitë është dëshmi e gjallë e vuajtjes së shqiptarëve në Çamëri.

“Kjo ekspozitë nuk është vetëm një paraqitje fotografish apo dokumentash, por dëshmi e gjallë e vuajtjeve dhe sakrificës që shqiptarët që po vuajnë në Çamëri. Është detyrë dhe obligim kombëtar i të gjithë neve t’i mbështesim fuqishëm dhe t’i, mbrojmë vlerat tona kombëtare. Është detyrë dhe obligim kombëtar që secili prej nesh të ruajmë kujtimet, historitë dhe vuajtjet që, që i pa, që i kanë shqiptarët e Çamërisë, që kjo dhe të dëgjohet.

Plus të gjithëve që i, i tregon gjithë botës mbarë se Çamëria është Shqipëri. Ju faleminderit të gjithëve për këtë ekspozitë të jashtëzakonshme. Lutem që të gjithë të përcjellim dhe të mbështesim fuqishëm vëllezërit tanë dhe t’i tregojmë botës se Çamëria është Shqipëri”, u shpreh ai.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të angazhohen për çlirimin e atyre trojeve.

“Të flasim për Çamërinë është një gjë e rëndë, por të flasim e mos të veprojmë është edhe më e rëndë. Një gjë që duhet ta luftojmë, duhet heshtja të veprojë. Kështu që asnjë gjë nuk çlirohet përpara një mundi dhe sakrifice. Ju kisha lutur të gjithë pjesëmarrësit dhe çdo shqiptari që të angazhohet për çlirimin e atyre trojeve ku unë isha para disa viteve e vizitova të gjithë Çamërinë dhe aty pashë gjithçka. Atëherë unë së pari po shoh Çamëri Kosova është me ne, duhet me thënë shqiptarët janë me ju. Jo Kosova, por të gjithë shqiptarët. Ne kur filluam luftën filluam për bashkimin e trojeve shqiptare ku ishte pjesë edhe Çamëria”, tha ai.

“Dhe atëherë ne bëmë betimin për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Jo që të ndahemi nëpër lagje, fshatra, rrugica, por bashkimin e trojeve shqiptare. Kështu që ne filluam luftën edhe në Kosovën Lindore atje, edhe në Maqedoni atje në liri, por erdhi udha që të ndërpritet. Arsyeja ishte krejt tjetër pse i, ishin ndryshuar pak planet dhe ne pastaj kishim për të vendosur këtu, patëm qëllim që ta fillojmë edhe në Çamëri. Kështu që ne mirë që bëjmë këto organizime, por duhet edhe veprimet, se të bëjmë vetëm organizime dhe të vajtojmë, nuk është punë. Por duhet, amanet të gjithë shqiptarëve ku janë që të bëjmë organizime që ta çlirojmë atë vend”, tha ai.

Nga Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin”, Ismail Selmani, u shpreh se shqiptarët duhet të bashkohen, e jo të coptohen.

“Çamëria është një vend ku e tha dhe dikush, vajton dhe qan akoma. Për mua si qenie e gjallë, si një luftëtar me një betim mbi supet e mia dhe shumë të tjerë këtu, shqiptarët njëherë e përgjithmonë duhet të ribashkohen e jo të copëtohen. Pra, Çamëria e ka të njëjtin fat siç i kishin këta trojet tona të Dardanisë e larë me gjak. Çamëria dhe grekët sot, veç pse në shenjë revolte e dorëzuam një kurorë në të zezë, ata thanë jemi shumë të prekshëm. Ata nuk e dinë se sa ne jemi të prekshëm shpirtërisht, që 100 e sa vite neve shqiptarëve duke na grirë, duke na prerë e duke na dëbuar nga pragu i shtëpisë sonë. E unë akoma bëlbëlitëm këtu para jush e nuk guxoj edhe nuk mundem që secili njeri ta afrojë në mënyrë shpirtërore dhe njerëzore dhe t’ia falin në qoftë se ka gabuar ose kam gabuar”, tha ai.

Në kuadër të javës çame janë organizuar akademi përkujtimore, ekspozita, tribuna shkencore, homazhe, aktivitete kulturore dhe takime të ndryshme sensibilizuese.

Të ngjashme