Sheshet e Prishtinës mbushen me flamujt e lirisë, në pritje të kthimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Haga

Prishtinë | 23 Gus 2026 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Një ditë pas nisjes së “Orës së Pritjes” në Prishtinë, ku filloi numërimi së prapthi drejt 16 shtatorit në pritje të çlirimtarëve, Kryeqyteti ka vazhduar sot me aktivitetin e radhës në kuadër të kësaj fryme, ku sheshet janë mbushur me flamujt e lirisë, në pritje të kthimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Haga.

Ky aktivitet vjen pas lansimit të “Orës së Pritjes”, e cila u aktivizua të shtunën në Bulevardin “Nëna Terezë” dhe po numëron ditët, orët, minutat dhe sekondat deri më 16 shtator.Aktivitetet në Kryeqytet po zhvillohen në mbështetje të mesazhit “Kosova po pret”, si dhe të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Të ngjashme