Ekspozita multimediale e përgatitur nga fotografi amerikan, Kervin Kendell Uilliamson do të hapet sonte në Qendrën Rinore Kulturore në Shkup.
Uilliamson, përmes ekspozitës përpiqet ta kapë komunikimin ndërmjet kulturave të perëndimit dhe lindjes, kufijt ndërmjet reales dhe joreales dhe realitetin e simuluar të krijuar nga kohërat digjitale përmes prezantimit vizuel të ideve, formave dhe mënyrave të cilat e krijojnë rrethimin tonë urban.
Në ekspozitë marrin pjesë edhe artistë nga Maqedonia, si dhe fotografja amerikane Eshli garner.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 4 dhjetor.