Sipas së drejtës penale ndërkomëbatre, nëse një shtet ka një fletarrest ndërkombëtar për një person, atëherë duhet që të veprojë në bazë të tij, thotë profesori Kolë Krasniqi.
Krasniqi që është profesor i se drejtës penale ndërkomëtare këtë e ka thënë në Ballë për Ballë, duke u lidhur në rastin e fundit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.
“Këtë drejtim duhet pas parasysh pozicionin e Francës në raport me pozicionin e më hershëm të Sllovenisë, e cila ishte vet viktimë e agresionit serb. Franca ështëë një nga shtetet më të fuqishme ndërkombëtare dhe ka obligime tjera ndërkombëtare”.
E për të parandaluar raste si i Haradinajt, Krasniqi shton se autoritetet kosovare është dashur të jenë më syçelë, kur është negociuar për Gjykatën Speciale.
“Ajo qe te ne është çlirimtare në Serbi është terroriste. Në këtë drejtim nëse autoritetet kosovare kishin iniciuar me kohë edhe faktori ndërkombëtar ka mundur që të eliminojë këto barriera rreth luftës së UÇK”, ka thënë Krasniqi.
“Tash është filluar procedura dhe pritet parashtrimi i kërkesës për ekstradim nga ana e Serbisë”.
“Shteti (Serbia) është i obliguar që për një kohë të dërgojë dëshmi për kryerjen e veprave penale.”.
“Kurse autoritet franceze duhet të shqyrtojnë mos ka ndonjë pengesë qe pengon ekstradimin e personit, të cilat mund të jenë procedurale dhe krejt ligjore”, pohon Krasniqi.
“Haradinaj ka qenë i akuzuar më parë për çka edhe është liruar. Nëse bëhet fjalë për të njëjtat vepra atëherë Haradinaj duhet të lirohet”.
“Është shkelje flagrante e të drejtës penale ndërkombëtare, nëse autoritet serbe kanë fabrikuar një akuzë të re. Autoritetet franceze kanë të përbashkët me Serbinë, edhe është ish-sistemi kolonial.
“Në qoftë se një person është gjykuar në gjykatën penale ndërkombëtare, konsiderohet e gjykuar nga çdo gjykatë nacionale”.
“Ekstradimi i Haradinajt në Serbi do të ishte shkelje flagrante e të drejtës penale ndërkombëtare”, shton ai.
“Autoritetet franceze tash kanë detyrë për të shikuar vetëm nëse ka ndonjë pengesë në ekstradim. Në fund të fundit vendos politika”.
Gjykatat mund të marrin vendim për ekstradim por pa nënshkrimin e ministrit askush nuk ekstradohet. Pra personi nuk mund të ekstradohet në mënyrë automatike. Për shkak të aleancave historike Serbi – Francë e shohim rrezikun më të madh”, përfundon ai. (KlanKosova)