Një shtetas kosovar është ekstraduar nga Gjermania në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, bazuar në urdhëresat e lëshuara nga gjykatat kosovare për vepra të ndryshme penale.
I dyshuari ishte në kërkim prej një kohe të gjatë nga autoritetet kosovare, ka bërë të ditur policia.
Pas procedurës së ekstradimit, ai është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është ekstraduar nga Gjermania në bazë të urdhëresave të lëshuar nga gjykatat për vepra të ndryshme. I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e policisë.