Ekstradohet nga Britania i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar në Kosovë

Prishtinë | 05 Shk 2026 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në koordinim me institucionet e drejtësisë, më 5 shkurt ka ekstraduar nga Britania e Madhe shtetasin e Kosovës, R.K.

“I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritete e Britanisë, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, për veprat penale “Grabitje” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë””, thuhej në njoftim.Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe atyre britanike.

I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Të ngjashme