Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për vrasjen e një personi me eksploziv në Gjakovë

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Më 14 tetor të vitit 2018 në fshatin Smolicë të Gjakovës kishte ndodhur një vrasje.

I dyshuari, shtetas i Shqipërisë kishte vënë eksploziv në derën e viktimës, dhe sapo ai e kishte hapur derën ishte shkaktuar një shpërthim si pasojë e së cilës kishte mbetur i vdekur 61-vjeçari Haxhi Ahmeti.

Lidhur me rastin është ekstraduar nga Shqipëria personi që dyshohet se e ka kryer veprën.

Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme