Georgina Rodriguez elektrizoi fansat në rrjetet sociale me fotot e fundit selfie që publikoi në llogarinë e saj ku shfaqej joshëse e veshur me një fustan të kuq që tregonte hiret e saj.
E dashura e Cristiano Ronaldos ishte stolisur me bizhuteri të shtrenjta teksa udhëtonte në makinë përpara se të shkonte në studion e filmit për serinë e dytë të “I Am Georgina”.
Duke vënë në fokus hiret e saj trupore, ajo kishte pozuar mjaft provokuese. Duket se ajo nuk e ka aspak problem të “thyejë” rregullat e Arabisë, duke zbuluar më shumë nga linjat fizike.
Çifti u transferua në Arabinë Saudite në Janar pasi Ronaldo nënshkroi një marrëveshje prej 175 milionë paundësh me skuadrën e Pro League, El-Nassr.