Georgina një “hirushe” moderne, Ronaldo paguan partneren 100 mijë euro në muaj

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Një histori përrallash është cilësuar lidhja e Georginas me futbollistin Christiano Ronaldo. Ajo një shitëse në një prej dyqaneve të Guç-it në Spanjë, e ai futbollisti që njihte dhe admironte gjithë bota.

Fati deshi që Ronaldo dhe Georgina të takoheshin në dyqan, ky dyshja u pa, u pëlqye e siç e tregoi edhe vijimësia e historisë së tyre; ata u dashuruan me njëri tjetrin.

Sot prindër të katër fëmijëve, një vajzë që Ronaldo e ka me Georginën dhe tre fëmijë të tjerë që kanë ardhur në jetë nëpërmjet nënave surrogate…

Bukuroshja Georginë aktualisht është nënë me kohë të plotë e duket se ajo së fundmi ja ka kushtuar ditët rritjes së fëmijëve. Të katërt fëmijët e çiftit e thërrasin 25 vjeçaren “Mamma”, dhe në një media spanjolle Georgina është shprejur se kjo është fjala e preferuar të cilën ajo e dëgjon me dëshirën më të madhe.

Por, në një farë mënyre Georgina merr pagesë nga partneri i saj, dhe si shtëpiake bukuroshja nga Venezuela paguhet nga 50.000 deri në 100.000 euro. Kjo shifër shërben për të mbuluar shpenzimet personale të Georginës dhe të katër fëmijëve të çiftit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme