Georgina po qëndron në pjesën tjetër të rezidencës duke shmangur kontaktin me Ronaldon

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, vazhdon të jetë negative në Coronavirus, pasi për më shumë se një javë po qëndron në pjesën tjetër të rezidencës së tyre italiane me katër fëmijët e çiftit.

Gazeta portugeze, Correio da Manha, ka njoftuar se edhe testi i më i fundit i bukuroshes për COVID-19 ka rezultuar negativ.

“Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez mund të marrin frymë më lirshëm. Modelja spanjolle e ka bërë testin për COVID-19 dhe ka dalë negativ, që do të thotë se mund ta shijojë jetën e përditshme me fëmijët”, shkruan gazeta.

Ronaldo doli pozitiv gjatë kohës sa ishte me kombëtaren e Portugalisë, ndërsa në testimin e të enjtes, sërish ka rezultuar pozitiv.

Ai nuk ka simptoma, prandaj klubi i tij, Juventus, i ka kërkuar UEFA-s që ta lejojë të luajë ndaj Barcelonës, nëse testimi 48 orë para ndeshjes rezulton negativ.

Georgina dhe Cristiano po qëndrojnë në pjesë të ndryshme të rezidencës luksoze në Torino për të shmangur infeksionin eventual, ndërsa bukuroshja kujdeset për fëmijët.

https://www.instagram.com/p/CGcT3cdnqOO
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme