Georgina Rodriguez shfaqet e mrekullueshme në fotosesionin për markën e veshjeve italiane

Prishtinë | 10 Maj 2021 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Georgina Rodriguez ka vendosur që të mahnit të gjithë ndjekësit e saj.

E dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo u shfaq e mrekullueshme, ndërsa pozonte për markën italiane të veshjeve të plazhit, shkruan Daily Mail.

27-vjeçarja shfaqi fizikun e formësuar, po më në pah vuri belin e hollë dhe këmbët e tonifikuara.

Flokët bukuroshja i kishte të kapura mbrapa kokës, kurse për makijazh ka shkuar me disa nuanca më të errëta.

Nuk është hera e parë që Georgina modelon për markën e bikinive, pasi ajo vendosi të pozojë edhe gjatë muajit mars dhe prill.

Në fillim të kësaj jave, Georgina Rodriguez ofroi një paraqitje të shkurtër të mënyrës së saj të jetesës, ndërsa u përqafua pranë të dashurit Cristiano me një avion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme