Ekuadori ka filluar t’ia dhurojë disa nga gjërat personale të themeluesit të faqes “Wikileaks”, Julian Assange, autoriteteve të Shteteve të Bashkuara pasi ai u largua nga ambasada e këtij vendi në Londër.
Ministri i jashtëm i Ekuadorit, Jose Valencia, dha urdhër për konfiskimin e pajisjeve dhe gjësendeve të tij gjatë këtij muaji. Në mesin e gjësendeve të konfiskuara janë disa dokumente ligjore, të dhëna mjekësore dhe pajisje elektronike.
Ndaj këtij veprimi ka reaguar avokati i australianit të arrestuar, i cili tha se ky vendim është rast i pashembullt në historinë e azilit.
“Ekuadori po bën një shkelje flagrante të rregullave më themelore të azilit përmes dorëzimit të gjërave personale te një shtet nga i cili ai është mbrojtur”, tha avokati Aitor Martinez.
Valencia tha se vendimi për konfiskim dhe dorëzim të gjërave personale në një shtet tjetër do të duhej të merrej nga zyra e prokurorit, e jo nga një ministër.
Shtetet e Bashkuara po e kërkojnë ekstradimin e Assanges nga Britania e Madhe për shkak të rolit të tij në publikimin e të dhënave të klasifikuara ushtarake dhe diplomatike në vitin 2010, shkruan “BBC”.