Kompania Elekrosever ka kumtuar se me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim teknik me kompaninë KOSST pasi ka përmbushur edhe një obligim sipas Udhërrëfyesit të obligimeve të marra për energjinë, duke respektuar marrëveshjet e arritura më herët, raporton Euronews.
Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të kompanisë publike serbe “Elektroprivreda” (Elektroekonomia) e Serbisë (EPS), por është e regjistruar në Kosovë sipas ligjeve kosovare. Në bazë të kushteve të Udhërrëfyesit, kjo kompani, ndër të tjera, është dashur të nënshkruajë kontratë teknike me kompaninë për shpërndarjen e energjisë elektrike në Kosovë – KEDS, si dhe me operatorin e sistemit të transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike KOSTT, transmeton Paparaci.
Më 21 qershor, në një takim në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, kanë arritur marrëveshje për Udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve energjetike.
Në atë kohë, të gjitha palët, përfshirë edhe ndërmjetësit evropianë, e quajtën këtë marrëveshje një hap të madh përpara që i hap rrugën zgjidhjes së problemit të energjisë në veri të Kosovës, si dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në të njëjtën kohë, kjo ishte marrëveshja e parë konkrete midis dy palëve e arritur që kur i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak është duke udhëhequr dialogun për normalizimin.
Marrëveshja ka të bëjë me udhëzimet që përcaktojnë kornizën kohore dhe hapat konkretë për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë nga viti 2013 dhe 2015, dhe Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) më pas deklaroi se “Elektrosever”, një kompani me pronësi serbe e themeluar në Kosovë dhe sipas ligjit të Kosovës, të fillojë furnizimi i konsumatorëve në katër komuna me shumicë serbe.
Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian njoftoi se kishte vonesa nga ana e kompanisë serbe në zbatimin e udhërrëfyesit për Marrëveshjen e Energjisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia nuk e ka dorëzuar listën e konsumatorëve në Agjencinë Kosovare të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike”, ndërsa kompania Elektrosever është përgjigjur se “me kohë i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme ndërmjetësit në dialog, Bashkimit Evropian, por që nga pala kosovare nuk kanë marrë ofertë për kontratë komerciale, për të lidhur kontratat me konsumatorët”.