Elezi kërkon që kryetarët mos të punojnë nga zyrat: Ndërkombëtarët s’po bëjnë presion, të kihet kujdes

Prishtinë | 30 Maj 2023 | 14:19 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se situata në veriun e Kosovës është serioze sidomos pas ballafaqimit të protestuesve me ushtarët e KFOR-it, ku dhjetëra prej tyre të fundit mbetën të plagosur.

Elezi tha se për të qetësuar situatën në atë pjesë të vendit institucionet shtetërore duhet t’i tërheqin planet që kryetarët të punojnë në komunat veriore dhe gradualisht të fillojnë më një projekt për demilitarizimin e veriut.

Ai shtoi se shteti duhet të koordinohet me faktorë të sigurisë si ato lokal dhe ndërkombëtare, që fillimisht të qetësohet  situata dhe më pas të gjinden zgjidhjet e nevojshme dhe të pranueshme për të gjitha palët.

“Situata e sigurisë në veri është shumë serioze për faktin se tani më kemi edhe rezultate të shkallës së seriozitetit të shkallës së sigurisë atje, ngase siç e kemi parë janë diku rreth 30 pjesëtuar të KFOR-t të cilët janë të plagosur. Kemi edhe aktivitetet të dhunshme ku janë rrezikuar gazetarë, pjesëtarë të policisë dhe qytetar, flasim për një gjendje vërtet kaotike. Ne duhet të bëjmë disa matje adekuate dhe duhet të koordinohemi me faktorë të sigurisë qofshin ata lokal apo ndërkombëtare fillimisht për të qetësuar situatën dhe më pas për të gjetur zgjidhjet e nevojshme dhe të pranueshme që janë për të gjitha palët në teren”, tha ai.

Elezi u shpreh se nuk mendon që ndërkombëtarët janë duke bërë presion ndaj Kosovës, sipas tij, ata kanë pasur një reagim shumë të ashpër për aktivitete e grupeve kriminale në veri. Ai tha se duhet që të ketë kujdes në adresimin e kritikave.

“Nuk kisha menduar që është ashtu, në fakt gjithë kërkesa e faktorit ndërkombëtarë është për qetësi, për siguri, për ruajtje e rendit dhe qetësisë publike në atë zonë dhe nuk është që po i japin mbështetje strukturave të caktuar atje. Ka pasur një reagim shumë të ashpër të forcave ndërkombëtare për aktivitete e grupeve kriminale sepse ato goditen edhe pjesëtarët e tyre”.

“Kjo është një dëshmi që edhe faktori ndërkombëtar e di që grupet kriminale nuk janë të orientuar vetëm kundrejt institucioneve të Kosovës, por edhe forcave ndërkombëtare dhe kjo u dëshmua ditën e djeshme ballafaqimin me ta ishte më i vështir se sa me policinë e Kosovës. Duhet të kemi kujdes nëse adresojmë kritika në drejtim të asaj se institucionet ndërkombëtare janë të një anshme, por unë kujtoj që institucionet ndërkombëtare janë të interesuar për qetësi dhe që të gjitha problemet të zgjidhen përmes rrugës së dialogut”, tha ai.

Ai shtoi se po ashtu vendi duhet që të bëjë edhe një listë për persona të cilët kanë shkaktuar dhunë, kanë organizuar aktivitet të dhunshme ti ndajmë këto lista me partnerët ndërkombëtar.

“Institucionet e Kosovës tani janë ata që duhet të bëjnë veprimet e para. Ne duhet të kërkojmë një status kohë t’i tërheqim planet tona për instalimin e kryetarëve në komunat veriore dhe gradualisht të fillojmë më një projekt për demilitarizimin e veriut. Është një moment i mirë që ti bindim faktorët ndërkombëtar të sigurisë se ka nevojë që armët fillimisht të largohen nga ajo zonë, të bëjmë aksione për çarmatimin e asaj pjese. Gradualisht të bëjmë lista për persona të cilët kanë shkaktuar dhunë, kanë organizuar aktivitet të dhunshme ti ndajmë këto lista me partnerët ndërkombëtar, ti vendosim në sistemin të kufijve të Kosovës dhe kufijve ndërkombëtar. Këta persona që kanë bërë vepra penale të ndalohen nga shtet ku ata mund të lëvizin. Kështu do të zvogëlojmë tufën e personave që i kanë mbështetur këto aktivitete”, tha ai.

Të ngjashme